5 Qershor, 2024

Vuan nga kanceri, Kate Middleton në një rol tjetër në detyrat e familjen mbretërore!


Teksa thashethemet janë ndezur për shëndetin Kate Middleton, një burim i afërt me pallatin mbretëror ka treguar se kur pohon se kur Princesha e Uellsit kur të kthehet në detyrat e saj, roli i saj nuk do të jetë i njëjtë.

“Roli i Kate Middleton brenda familjes mbretërore britanike mund të jetë pak më ndryshe pas diaganostifikimit me kancer dhe kimioterapisë parandaluese që po i nënshtrohet”- tha burimi për revistën amerikane Us Weelky.

Gruaja e mbretit të ardhshëm të Britanisë, Princ William ka qenë gjithmonë në qendër të detyrave mbretërore së bashku me bashkëshortin e saj, por çdo gjë mund të ndryshojë pas sëmundjes së Princeshës.

“Ajo tani mund të mos kthehet kurrë në rolin me të cilin ishim mësuar ta shikonim”, tha i njëjti burim.

Nga ana e tij, eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams theksoi se kur Kate Middleton të kthehet në detyrat e saj mbretërore, “ajo do të ndjekë me besnikëri këshillat mjekësore dhe orari i saj do të jetë shumë i balancuar”.

Javët e fundit mediat britanike kanë raportuar se mbretëresha e ardhshme e Britanisë merr pjesë në aktivitete të ndryshme me anëtarët e familjes së saj.

“Kate Middleton ndihet mjaft e fortë për të qenë shumë e përfshirë me fëmijët e saj. Ajo është një prind aktiv”, tha burimi për revistën ‘Us Weekly’.

© Panoramaplus.al