Është vrarë me një thikë të vetme në zemër, biznesmeni 29-vjeçar me origjinë nga Nigeria, Majova Ogunbajo, mik i shumë lojtarëve në Premier Ligë, si dhe i Mario Balotelit dhe Obafemi Martins.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike Ogunbajo u gjet i vdekur në banesën e tij luksoze rreth orës 2 të mëngjesit. Policia ka nisur hetimet për këtë vdekje, ku e dyshuar për vrasje është një femër 21-vjeçare e cila u arrestua më pas u lirua me detyrim paraqitjeje.

Nuk duhet ende nëse vajza në fjalë ishte e dashura e biznesmenit 29-vjeçar, por dyshimet janë të forta, që ajo ka gisht në këtë ngjarje.
© Panoramaplus.al
