Vetëvrasja e Bedrie Lokës në Durrës, si pasojë e bullizimit në rrjetin social ‘TikTok, ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Mes tyre ka qenë dhe moderatorja Arbana Osmani, e cila e ka cilësuar tastierën, armë të kohëve moderne.
Në reagimin e saj, moderatorja i ka bërë thirrje krteministrit Edi Rama që ta ndalojë TikTok-un në Shqipëri.
“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkroi moderatorja duket etiketuar edhe kreun e qeverisë.


