Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz festojnë tre vjetorin e martesës së tyre. Çifti, i cili janë bashkë prej gjashtë vitesh, u martuan në vitin 2022 në një ceremoni mbresëlënëse.

Teksa i ka shprehur dashurinë gruas së tij, djali i David dhe Victoria Beckham ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Ai ka postuar foto nga dasma e tyre dhe në mbishkrimin që shoqëroi postimin e tij, Brooklyn i ka uruar përvjetorin Nicola Peltz, ndërsa ka bërë një dedikim dashurie, duke i treguar se sa me fat është që e ka në jetën e tij.

“Gëzuar 3-vjetorin, vogëlushe. Të dua me gjithë zemër. Jam shumë me fat që kaloj çdo ditë me ty dhe zgjohem me fytyrën tënde të bukur çdo ditë. Ti je bota ime, të dua shumë, Nicola.”



