12 Dhjetor, 2023

“Vjen një herë në jetë”- Donald Veshaj si rrallëherë flet për eksperiencën në “BBV”: Ma ndryshoi jetën, bëri që unë të…


Moderatori i njohur Donald Veshja me së fundmi gjatë një interviste për emisionin “E diell” ka ardhur me një rrëfim ndryshe nga herët e tjera, ku ka treguar më shumë për eksperiencën në “Big Brother Vip Albania”.

Ai u kthye në një nga personazhet më të dashur për publikun, me pjesëmarrjen në këtë reality show, pas puthjes me partneren e tij Bora Zemani dhe tradhtinë ndaj moderatores me këngëtaren e njohur Beatrix Ramosaj.

Donaldo tregoi se si “Big Brother” për të ishte një eksperiencë unike, që vjen një herë në jetë, teksa shtoi se pjesëmarrja në këtë reality show i ka ndryshuar jetën atij në karrierë.

 “Mendoj se Big Brother është një eksperiencë unike në jetë. Ta them vërtetë sepse e kam provuar, eksperiencë që të vjen një herë në jetë. Unë mendoj dhe ua them të gjithë atyre njerëzve, VIP-ave që mund ta kenë mëdyshje te VIP 3. Është një eksperiencë që ty ta ndryshon jetën. Mua realisht ma ndryshoi jetën. Unë përpara se të futesha në Big Brother kisha gati 7 vite ose 6 vite që merresha me televizion. Isha i angazhuar gjatë gjithë kohës. Big Brother bëri që unë të dilja në sipërfaqe. Unë të dilja dhe njerëzit ta shikonin se si ishte ky djali, që ndoshta nuk e kishin parë. Të duhet një fuqi kaq e madhe sa është Big Brother që ti të dalësh në sipërfaqe, pastaj e ke ti në dorë se çfarë mund t’iu japësh njerëzve, sepse vëmendja është tek ty, kamerat janë tek ty, njerëzit të shikojnë ty. Kjo është një mundësi shumë e mirë për njerëzit që duan të dalin në sipërfaqe dhe kanë dhe kanë ëndrra dhe duan që t’i materializojnë ato ëndrra”– tha moderatori.

 

© Panoramaplus.al