Këngëtarja Blerina Braka është bërë nënë për herë të parë. Ditën sotme ajo ka sjellë në jetë një djalë.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Blerina nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ka publikuar një foto të ëmbël të dorës së vogëlushit duke zbuluar edhe emrin e veçantë që i ka vendosur.

“Mirëserdhe në jetë biri im Edeil. Faleminderit i madhi zot që më bekove me këtë mrekulli”, ka shkruar Blerina pranë fotos duke marrë kështu dhe shumë urime nga ndjekësit e saj.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
