Butrint Imeri është akuzuar nga ndjekësit për vjedhje të këngës.
Këngëtari i njohur i baladave publikoi një video në Instagram teksa këndonte versionin e këngës “Anlasana”.
“Kënga legjendare Anlasana,”- shkroi ai krahas videos.
“Vjedh babë vjedh të ka ardhur dita ?”- komentoi një prej ndjekësve, duke akuzuar Butrint Imerin për kopjim.
Megjithatë, këngëtari nuk ia ka përtuar me përgjigjen duke i kërkuar që të lexojë titullin e këngës në përshkrimin e videos fillimisht.
“Lexoje mirë titullin ustah,”– iu përgjigj ndjekësit.

/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al





