Në një emision televiziv, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kanë folur për historinë e tyre të dashurisë.
“Jemi njohur në ambientet televizive nëpërmjet muzikës. Edhe pse nuk jemi nga këto çifte romantike me qirinj, ka qenë një element i tij, zëri bariton, që më ka bërë për vete. Ne shkëmbeheshim, unë shkoja te lokali ku Vitmari këndonte, ndërsa ai vinte tek unë. Ndërsa tani që ka rënë pandemia, lokalet janë mbyllur dhe shkojmë nga kuzhina në dhomë”, tha Marsela.
Më tej, çifti ka treguar se tashmë janë tre, pasi kanë marrë një mace, e cila i hap shumë probleme.
“Janë tre se në këtë Shën Valentin dhe ai po bën një luftë të jashtëzakonshme. Është një kokëfortë dhe ka shumë dëshira që të dalë jashtë. Ne jemi kati i parë dhe macja ka një dëshirë për të dalë jashtë, madje hap vetë derën me çelës”, shtoi këngëtarja.








