Loredana Zefi ka pranuar se ky vit ja qenë i vështirë për të. Në një postim në Instagram, këngëtarja rrëfeu si ishte jeta e saj përgjatë këtij viti nga sëmundja e mamasë me kancer, akuzat për mashtrim, vdekja e babait dhe ndarja me Mozzik.

Loderana pranoi se ndërsa ajo përballej me akuzat për mashtrimin e çiftit zviceran babai i saj luftonte me vdekjes dhe kjo e fundit e mposhti atë.
Nëna e saj u sëmur me kancer por arriti ta fitojë betejën.
Në gjithë vështirësitë që kaloi, Loredana kishte pranë të vetmen gjë që ia bëri vitin të bukur, vajzën e saj Hana.
Ajo tha se kurrë nuk e mendonte se do të martohej dhe do përfundonte si mama beqare dhe do i duhej të kujdesesh e vetme për vajzën e saj.

Postimin Lorendana e bëri në ditëlindjen e Hanës:
E pabesueshme sa shpejt kaloi 1 vit! Si ishte jeta ime këtë vit? Mami kishte kancer dhe për fat të mirë e mposhti. Babai po vdiste ndërkohë që unë akuzohesha në media për mashtrim. Pas kësaj babi u nda nga jeta. Më pas erdhi ndarja me Mozzik. A duhet t’ju tregoj çfarë viti kam pasur?
Një vit të trishtë, por në të njëjtën kohë vitin më të bukur sepse ti Hana ekziston. Shpeshherë mendoj nëse po bëj gjithçka në rregull apo a ja vlen të bëj kaq shumë para kur jeta personale është e kufizuar? Ne jetojmë me idenë se nesër është dita e fundit! Por ndryshe si supozohet të përmbushësh të gjitha dëshirat e tua”?
Kush do të ta blejë një qenush nëse ti do? Kush do paguajë për një vizitë në kopshtin zoologjik nëse ti do që të shohësh kafshët? Si supozohet të t’i ofroj të gjitha këto nëse nuk bëj miliona? Ndoshta ti nuk do miliona që të shkosh në kopshtin zoologjik, por të duhen miliona për të pasur një shtëpi. Të duhen para që të jesh e lirë dhe të mos varesh nga askush! Ti nuk e di si të vjen jeta!
Ndoshta edhe ty mund të të ndodhë që të martohesh, të bësh një bebe dhe të përfundosh e vetme me fëmijën tënd e cila do jetë jeta jote, rrahja e zemrës tënde, fryma jote. Dhe do të duhet të vareshit nga paratë e bashkëshortit, për t’i ofruar fëmijës një shtëpi të ngrohtë. Mos më keqkuptoni, unë i uroj vajzës time të kundërtën që më ka ndodhur mua.
Unë kurrë nuk e mendoja se do martohesha, të ndahesha dhe të përfundoja si mama beqare, por të jem e drejtë, ja kam dalë. Unë punoj dhe shfrytëzoj çdo sekondë të lirë për Hanën. Gëzuar ditëlindjen Hana dhe tani madje po vjen në Tour 2020.

© Panoramaplus.al

