12 Prill, 2018

“Viti i fustaneve të bardha”, Marsela Çibukaj zbulon detaje nga jeta e saj private


Ajo është një prej këngëtareve më të njohura dhe më të pëlqyera në vendin tonë. Marsela Çibukaj, përveç ardhjes në vëmendje të portaleve për karrierën e saj, është përfshirë herë pas here edhe në thashethemet rozë. Mirëpo asnjëherë nuk kishim marrë ndonjë konfirmim nga këngëtarja për faktin e të qenit në një marrëdhënie.

Marsela Çibukaj është një prej këngëtareve më të njohura e më të pëlqyera për publikun shqiptar. Ajo merr vëmendjen e portaleve për karrierën e saj, por herë pas here edhe për jetën e saj private.

Deri më tani këngëtarja nuk ka konfirmuar nëse është në një marrëdhënie. Por teksa ka qenë e ftuar në emisionin e ti “Talk Talk” të “Revistës Class”, ajo ka treguar për herë të parë për planet e saj të ardhshme.

Kur gazetari e ka pyetur se kush është personi i parë telefonata e të cilit e lumturon në mëngjes, Marsela tha: “Aktualisht, është një person që po më dhuron lumturi, kështu që më pëlqen ta filloj ditën me një “mirëmëngjesi” nga ana e tij”.

Këngëtarja nuk zbuloi ndonjë detaj më shumë për djalin misterioz, por pranoi se edhe ai është i lidhur me artin.  “Jemi gjithmonë në botën  e artit, të themi kështu”, shtoi ajo.

Mirëpo, në fund të intervistës Marsela la të kuptohet se ky vit për të mund të sjellë martesë me djalin misterioz që preferoi të mos e zbulonte. “Ndoshta mund të jetë viti i fustaneve, fustaneve të bardha. Nëse e them këtu, nuk i dihet, mund të më sjellë fat”, e mbyll ajo.


Panorama Plus

© Panoramaplus.al