11 Dhjetor, 2019

“Viti i ferrit”, Kevin Hart reflekton mbi 2019: Vlerësimi im për jetën është më i larti ndonjëherë


kevin-hart5

Pasi vendosi gjurmët e duarve dhe këmbëve të tij në çimenton e famshme TCL Chinese Theatre në Hollywood, Kevin Hart ka reflektuar mbi këtë vit.

Aktori e ka quajtur “vitin e ferrit”, ndërsa u shpreh se nuk mund t’i shpjegonte dot emocionet e tij pas nderimit.

“Fjalët nuk mund të shpjegojnë emocionin tim tani. 2019 ka qenë një vit ferri për mua,”-shkroi 40-vjeçari.

Ndërsa më pas shtoi se është falënderues ndaj të gjithëve që e ndihmuan të rritej kaq shumë në karrierë.

“Vlerësimi im për jetën është shumë më i lartë se çka qenë ndonjëherë. Gjithmonë po bëj progres. Ndërsa po përpiqem të përmirësoj veten akoma më shumë.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke dëgjuar dhe pranuar për të mësuar. Jam kaq falënderues ndaj familjes, miqve, fansave. Pa ju asgjë nga këto nuk do ishte e mundur,”-u shpreh ai.

Më pas Hart publikoi një seri fotosh nga momenti i vendosjes së gjurmëve të tij në çimentoi përkrah aktorëve si Karen Gillan, Will Ferrell dhe miku më i ngushtë Dwayne “The Rock” Johnson.

Muajin e kaluar, aktori zbuloi se do publikojë një dokumentar me 6 pjesë në Netfilx të titulluar “Don’t F**k This Up”, që sipas tij reflekton mbi ngjarjet që i kanë ndodhur në jetën e tij dhe personin që është sot.

kevin-hart4

kevin-hart

kevin-hart2

kevin-hart1

kevin-hart3

© Panoramaplus.al