Këngëtari i famshëm Usher dhe bashkëshortja e tij Grace Miguel kanë paraqitur në gjykatë letrat e divorcit për ndarjen e tyre në fillim të këtij viti.

Pak kohë më parë, çifti i njohur lajmëroi për ndarjen me anë të një deklarate, por Usher dhe Grace ende nuk kishin paraqitur asnjë dokument zyrtar në gjykatë.

Në muajin mars të këtij viti, dyshja u shpreh se kishte vendosur në mënyrë reciproke ndarjen e tyre. Gjithashtu ata shtuan se respekti dhe mbështetja për njeri-tjetrin nuk do të përfundonte asnjëherë.

Ndërkohë kujtojmë se Usher dhe Grace u martuan në shtator të vitit 2015 dhe mesa duket 2019-a mbyll në mënyrë zyrtare martesën e tyre.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
