Ky mund të quhet padyshim si viti i dasmave, por edhe i ndarjeve në botën e showbizit, një vit vërtetë i bujshëm sa i takon këtyre aspekteve.

Edhe pse dukeshin një çift mjaft i lumtur dhe të kujdesshëm për njëri-tjetrin, lidhja intensive mes këngëtarit Erik Lloshi dhe të dashurës së tij modele, ka marrë fund.

Ishte pikërisht Eriku i cili shpesh postonte në Instagram foto me Jola Progrin dhe duhet thënë se ata dukeshin shumë të dashuruar.

Por teksa rastësisht hedh një sy nëpër profilet e tyre respektive, sheh që fotot që dëshmonin lidhjen e tyre janë zhdukur. Këngëtari dhe modelja kanë fshirë postimet ku kanë dalë bashkë.
© Panoramaplus.al
