21 Gusht, 2022

VIP-at në plazh/ Si dukeshin vite më parë vajzat e famshme të ekranit


Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga këto foto, besoj se disa ndryshime i vëreni edhe ju. Katër nga vajzat e “showbizz”-it që kemi zgjedhur ditën e sotme të sjellim te ju, para disa vitesh ishin krejt të ndryshme.

Në fotot tona arkiv, shfaqen disa vite më parë ku pushonin të pashqetësuara nga fotografi që i kapte mat. Sot që të katërta kanë ndryshuar shumë, duke sjellë një tjetër tablo për publikun e tyre. Por, ne vendosëm t’i rikthenim edhe njëherë në imazhet e tyre të disa viteve më parë.

ÇILJETA XHILAGA BEQARE, EKSTRAVAGANTE DHE ME GJOKSIN E MADH

Çiljeta Xilaga, në kohën e fotove nuk e kishte lindur akoma Fernandon dhe pjesa që i binte më shumë në sy ishte gjoksi, të cilin më vonë ajo e zvogëloi. Këngëtarja ishte “on top” gjatë periudhës së fotove, ndaj edhe paparacit tonë nuk mund t’i mungonin këto shkrepje.

Sot, krejt ndryshe është jeta e saj. Pas lidhjes 6-vjeçare me Alban Hoxhën, Çiljeta i ka hyrë edhe rrugës së fesë, ku për rrjedhojë është më e kujdesshme në atë që poston.

Sa i përket muzikës, ajo ende vijon të jetë në treg, por natyrisht larg famës që kishte në atë periudhë. Sa për pozat e saj me bikini, do të na duhet të themi se tashmë do të mjaftohemi me ato që kemi në arkivat

INGRID GJONI NË “KULMIN” E SAJ

Prej disa kohësh, Ingridi ka vendosur të qëndrojë disi më e tërhequr nga jeta publike, duke vijuar karrierën si artiste e netëve live. Por vite më parë ajo ishte ndër artistet më mediatike të vendit dhe çdo pozë e saj përbënte lajm, sidomos kur këto poza vinin nga plazhi.

Dhe ja ku jemi me Ingrid Gjonin, veshur me bikini të bardhë, teksa tregonte linjat buzë detit. Ajo vite më parë zgjidhte jugun e vendit për të pushuar, ku herë shfaqej me shoqërinë e herë me familjen.

Këto mund të themi se janë pozat e saj të fundit në plazh, pasi më mbrapa ajo zgjodhi të ishte më private në postimet e saj dhe pozat me bikini i ndante vetë dhe jo shkrepje nga paparaci.

XHENSILA MYRTEZAJ NË FILLIMET E SAJ

Xhensila Myrtezaj, asokohe e fejuar me Bes Kallakun, ku ky i fundit ishte e famshëm më së shumti për rolin e Gjinit në “Portokalli”, ndërkohë që Xhensila ishte akoma një këngëtare e re, me pak këngë të lançuara.

Duhet thënë se sidomos pasi ka sjellë vajzën e saj në jetë, Xhensila është marrë seriozisht me linjat e saj dhe sot ajo ka trup më të bukur sesa gati 10 vjet me parë.

Disa vite më parë, si një vajzë e re në moshë, Xhensila nuk e kishte problem të frekuentonte disa nga pishinat më populloren në vendin tonë. Ajo shfaqej krejt e thjeshtë në buzë pishinës.

Si shihet edhe në shkrepjet e bërë nga paparaci ynë vite më parë, ndryshimi i Xhensilës është i madh dhe na lini të theksojmë, një ndryshim i mirë.

© Panoramaplus.al