Një përplasje e ashpër ka ndodhur se fundmi mes Kim Kardashian dhe ish-bashkëshortit të saj Kanye West, pasi ky i fundit ka bërë pjesë të një kënge në bashkëpunim me Diddy Combs, vazjën e tyre.

Sipas DailyMail, marrë shkasë nga jo ngjarje, Kim thuhet se po mendon të kërkojë kujdestarinë e vetme të katër fëmijëve të saj me reperin dhe dhe të ngrejë padi ndaj tij për një sërë postimesh fyese dhe denigruese që ai ka bërë për të në rrjetet sociale.

Një burim i afërt me 44-vjeçaren u shpreh se Kim ndihet shumë e turpëruar dhe e indinjuar nga sulmet e Kanye West dhe kërkoi fshirjen e menjëhershme të postimeve të tij.

Ajo është e shqetësuar që vajza e tyre e madhe North, thuhet se ka parë çdo postim të babait të saj për nënën.

Kardashian po përjeton me një presion në rritje teksa përpiqet të përballet me pasojat e veprimeve të ish-bashkëshortit të saj.

Sjellja e tij e çrregullt publike e cila ka përfshirë komente antisemite dhe paraqitje provokuese në të kaluarën, krijon një mjedis që personaliteti televiziv beson se është jashtëzakonisht toksike për rritjen e fëmijëve. Vetë reperi ka shprehur publikisht keqardhjen e tij për lidhjen e tyre, duke thënë se nuk donte fëmijë me të duke kritikuar familjen e saj për ndikimin që ajo ushtron tek fëmijët e tyre. Përveç kësaj, ai ka kërcënuar se do të “shpall luftë” për përdorimin e zërit të North në një këngë të Diddy , duke e përkeqësuar më tej situatën tashmë të tensionuar.

Përballë kësaj krize të vazhdueshme, Kim Kardashian ka punësuar avokaten e divorcit të famshëm Laura Wasser për të ndërmarrë veprime ligjore si për të mbrojtur veten dhe për të siguruar stabilitet për fëmijët e saj. Burimet raportojnë se ajo tashmë po mendon seriozisht të kërkojë kujdestarinë e vetme, pasi sjellja e Kanye West konsiderohet e dëmshme.

© Panoramaplus.al

