Alketa Vejsiu bëri historinë mbrëmjen e së enjtes si e para prezantuese shqiptare që moderon një festival të madh si ai i Sanremo.

Alketa u ngjit në të njëjtën skenë ku u ngjit edhe Georgina Rodriguez, përkrah Amadeus.
Madje ajo këndoi në skenën e madhe me Bobi Solo.
Dhe sot moderatorja ka folur pas prezantimit në Sanremo duke thënë se është shumë e shprehur nga dashuria e shqiptarëve.
Ndërsa shprehet se vjen nga toka e shqiponjave dhe shqiponjave u pëlqen të fluturojnë lart.
“Jam e prekur nga dashuria e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Vendi që më bëri kjo që jam! Shqiponjave ju pëlqen të fluturojnë lart! Vij nga toka e shqiponjave!”- shkroi ajo.
Alketa u shpreh gjithashtu se Sanremo mbrëmë foli shqip dhe kjo ishte pikërisht lumturia e saj.
“Sanremo dje foli shqip dhe kjo ishte lumturia ime më e madhe! Faleminderit të gjithëve! Zoti ju bekoftë,”– shtoi moderatorja.
© Panoramaplus.al

