Reperi dhe këngëtari i R&B, Chris Brown, është arrestuar në Mançester, pasi dyshohet se sulmuar producentin muzikor, Abraham Diaw, në një klub nate në Londër në vitin 2023.

Policia Metropolitane e mori atë nga hoteli me pesë yje “Lowry në Salford” disa orë pasi ai mbërriti me një avion privat, raporton The Independent.
Oficerët konfirmuan arrestimin, por nuk e përmendën emrin e Brown, siç është në protokoll.
“Një burrë 36-vjeçar u mor në paraburgi. Arrestimi lidhet me një incident në një lokal në Hanover Square më 19 shkurt 2023. Hetimi po drejtohet nga detektivë të Njësisë së Komandës së Bazës së Zonës Qendrore Perëndimore. Turneu i reperit mund të ndërpritet për shkak të arrestimit,” shkruhej në deklaratë.
Producenti Abraham Diaw e akuzoi Brown se i kishte thyer një shishe mbi kokë dhe e kishte goditur me shqelma në klubin e natës Tape:
“Ai më goditi në kokë dy ose tre herë. Edhe gjuri më ra poshtë.”
Diaw ngriti një padi civile kundër Brown duke kërkuar 16 milionë dollarë dëmshpërblim për lëndimet dhe humbjet që rezultuan nga aksidenti.
Kjo sigurisht nuk është hera e parë që Chris Brown ka pasur probleme me ligjin. Reperi ka një histori të gjatë arrestimesh dhe akuzash për dhunë, përfshirë rrahjen e famshme të të dashurës së tij të atëhershme, Rihanna (e cila festoi lirimin nga akuzat e partnerit të saj Asap Rocky disa muaj më parë) në vitin 2009. Pas këtij episodi, Mbretëria e Bashkuar i mohoi atij vizën për një turne të shkurtër në vitin 2010. Dy vjet më vonë ai u përfshi në një përleshje me Drake dhe shoqëruesit e tij në një klub nate në Nju Jork, duke rezultuar në plagosjen e tetë personave. Në vitin 2013, ai pati një grindje me një koleg tjetër, Frank Ocean, për çështje që lidheshin me një parking në West Hollywood. Po atë vit, ai u arrestua për sulm pasi goditi një burrë jashtë një hoteli në Uashington.
© Panoramaplus.al

