Këtë javë, Robert Berisha publikoi në llogarinë e tij në Isntagram një video ku shfaqej krah modeles seksi italiane, Maria Bove.

Ishte Bove ajo që i bëri të gjithë të kuptojnë se dyshja ishin në një lidhje romantike, pas publikimit të videos ku shkëmbente një puthje pasiononte me këngëtarin në buzë.
Në ditët në vazhdim, modelja publikoi edhe video të tjera sërish krah Berishës, duke na bërë të besojmë se janë vërtetë të dashuruar.
Mirëpo, sipas “Prive” kjo nuk është aspak e vërtetë dhe nuk ka asnjë romancë mes tyre.
Roberti dhe Maria mësohet se kanë kaluar vetëm disa orë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe se moderatori vazhdon të jetë beqar.

Në lidhje me videot e publikuara nga dyshja, reagoi edhe ish e dashura e Robertit, Jessica Kadiu, e cila u shpreh se është shumë e lumtur me jetën e saj dhe i vjen mirë që tashmë e ka kuptuar se kush e do me të vërtetë e kush vetëm për interes.


