Krahas figurave të shumta publike që një ditë më parë ndodheshin në Shkodër për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Itali, i pranishëm ka qenë edhe ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano, i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me mbërritjen e tij.

Nano, që si gjithmonë e drejtonte vetë makinën e tij, mesa duket nuk është lejuar të parkojë para stadiumit ‘Loro Boriçi’. Gardistët që mbikqyrnin zonën mesa duket nuk kanë bërë asnjë përjashtim as për ish-politikanin karizmatik.

‘Unë jam Fatos Nano!’-mësohet t’i ketë thënë ai gardistit, e megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar. ‘Unë të njoh, por nuk lejohet.’-i është përgjigjur gardisti Nanos.

© Panoramaplus.al

