Sikundër është bërë traditë çdo fundvit të gjitha stafet mblidhen dhe festojnë mes tyre duke shkëmbyer urime, dhurata, por edhe duke ndarë momente argëtuese larg punës dhe detyrave që ajo obligon. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me stafin e Ministrisë së Jashtme, ku të gjithë janë mbledhur për të festuar së bashku për fundvit. Mbrëmja ka pasur momente relaksi edhe për ministrin Bushati sikundër shihet në këtë video të siguruar nga Panorama.

Ai ka rrëmbyer mikrofonin dhe ja ka marr këngës, eh sigurisht si shkodran që është nuk mund të këndoj ndryshe veçse një këngë qytetare shkodrane. Kjo nuk është hera e parë që ministrin Bushati e kemi parë duke kënduar. E njëjta gjë ndodhi edhe ditë më parë pas mbledhjes së qeverisë në Shkodër./Panorama
© Panoramaplus.al

