5 Maj, 2025

VIDEOLAJM/ Pas martesës me Loredanën, bëhen virale pamjet e Karim Adeyemi me vajzën e reperes në krah! Marrëdhënia e veçantë e futbollistit me Hanën


Një video e ëmbël e bashkëshortit të Loredanës, Karim Adeyemi dhe vajzës së saj Hana, të cilën reperja e ka nga romanca disavjeçare me Mozzik, është bërë virale në rrjetet sociale.

Pas një ndeshje me Dortumundin, futbollisti është parë në fushë me vajzën në krah duke përshëndetur tifozët.

Duket qartë që mes tyre ekziston një raport mjaft i ngushtë dhe një marrëdhënie shumë e mirë.

Loredana, i dha fund beqarisë dhe celebroi dashurinë e saj me futbollistin gjerman vetëm disa muaj më parë.

Lajmin për celebrimin e tyre e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale. Loredana ka publikuar një foto krah bashkëshortit të saj, teksa tregojnë duart me unazat në gisht.

02.10.2024 💍👰‍♀️ Përgjithmonë”, shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se një vit më parë reperja ka konfirmuar lidhjen me Adejemin, i cili është 6 vite më i vogël.

Që nga dita që bën publike romancën e tyre, çifti nuk është ndalur së postuari së bashku momente nga dita e tyre, ku nuk mungojnë dhe çastet nga ndeshjet e tij të futbollistit.

Loredana më herët ka qenë në një lidhje me këngëtarin shqiptar, Gramoz Aliu, i njohur ne noftën ‘Mozzik’, e të cilin ka dhe një vajzë, Hanën.

Ky i fundit prej disa kohësh është në një romancë të re me Lotina Hazirin, lajm i cili u konfirmua nga vetë dyshja verën e 2024, me disa foto që dyshja publikuan në rrjetet sociale.

 

© Panoramaplus.al