5 Korrik, 2018

Videoja e moderatorit që u largua nga studioja prej tërmetit bëhet hit në mediat italiane


Një tërmet i fuqishëm tronditi më parë Tiranën dhe disa qytete të tjera, duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët.

Kishte nga ata që lëkundjet e tërmetit i zuri në ashensor, në punë, në kafene, në shtëpi apo edhe në transmetim live.

Dje u bë menjëherë virale një video ku shfaqej moderatori i emisionit “Në shtëpinë tonë”, Flor Agalliu, i cili sapo ndjeu lëkundjet mori të ftuarën dhe u larguan me vrap nga studioja.

Por mesa duket videoja e Florit nuk ka pushtuar vetëm mediat shqiptare, por edhe ato italiane.

Në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, moderatori tregon se qytetarët italianë e kanë vlerësuar shumë gjestin e tij, duke ndihmuar edhe zonjën që ishte pranë.

“Pres nënshtetësinë italiane tani” – shkruan me humor moderatori.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al