Pak javë më Era Istrefi u rikthye në muzikë pas dy vitesh mungesë. Ajo lançoi këngën me titull “Babe” me muzikë të Claydee & Era Istrefi dhe tekst të shkruar nga Era Istrefi & Bimbimma teksa këngëtarja shfaqet shumë sensuale.

Sensualiteti, joshja, intriga dhe pasioni vihej re jo vetëm në pamjen e këngëtares, por në çdo notë muzikore, lëvizje apo pjesë teksti. Tashmë kënga është bërë virale në TikTok dhe vetë Era ka postuar video të ndryshme me të. Por e fundit nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj. Arsyeja? Veshja e Erës.
Këngëtarja është shfaqur me një fustan të zi, të ngushtë dhe të gjatë, por me një të çarë që i ekspozon të mbathurat në pjesën e përparme. Veshjesh sensuale ajo i ka shtuar edhe një kërcim shumë provokues.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të ‘shpërthejnë’ në komente negative me ofendime dhe ironi. Disa prej tyre e lidhin madje këtë video me muajin e shenjtë të Ramazanit duke thënë se nuk mund të bëjë video të tilla në këtë periudhë. Të tjerë, thonë se kjo është e tepruar.







Këngën ka në qendër flirtin, tërheqjen seksuale dhe joshjen mes dy të rinjve që shihen për herë të parë dhe përpiqen të shprehnin gjithçka vetëm përmes gjuhës së trupit. Andaj, kjo video e saj lidhet më së miri me përmbajtjen e këngës pavarësisht komenteve të një pjese të ndjekësve.
© Panoramaplus.al
