Alba dhe Limi, dy konkurrentët e Ferma VIP të cilët janë në qendër të vëmendjes pas kryen marrëdhënie seksuale para kamerave, janë larë së bashku në dush duke dhuruar momente të nxehta për publikun.

Alba Pollozhani po lahej e veshur me bikini të zeza duke kërcyer me lëvizje provokuese, kur fermerja tjetër Daniela zhveshi Limin duke shtyrë që t’i bashkohej konkurrentes në dush.

Dyshja, që dhuruan momente të nxehta në krevat ku klithmat e tyre zgjuan banorët e tjerë, u lanë së bashku ku Limi i shkumoi flokët Albës.

Pasi kanë ngjallur komente si brenda dhe jashtë reality-show-t duket se ata nuk kanë ndërmend të ndalen me skenat hot.

Së fundmi ata u shfaqën duke kërcyer në menyrë sensuale pranë njeri-tjetrit, me Limin i cili i prekte të pasmet konkurrentes.

Pa e vrarë mendjen për komentet e fermerëve brenda, dhe publikut jashtë, konkurrentët e kanë shijuar momentin në maksimum.

Mesa kuptohet nga video e publikuar, Alba ka sfiduar Limin në kërcim pasi i thotë: “Mirë, mirë, s’qënke keq në kërcim.”

“O zemër ky është vetëm 10% im”- ja ka kthyer fermeri teksa i prek dhe të pasmet Albës.


