29 Maj, 2025

VIDEO+FOTO/ Hemilton kapet mat me modelen, piloti i Formula 1 filmohet me rusen që ishte e dashura e yjeve të Çelsit e Juventusit


Piloti i “Formula 1”, Lewis Hamilton është parë në një klub nate në Monaco me modelen dhe influencuesen ruse Violetta Bert, ish e dashura e përfolur e futbollistit Mykhailo Mudryk dhe më pas e Weston McKennie.

hemilton (1)

Pamjet në mediat sociale tregojnë çiftin në një klub dhe duke kërcyer afër njëri-tjetrit, vetëm pak orë pas përfundimit të Çmimit të Madh të Monakos.

SHIH VIDEON KËTU

hamilton 1

Vetë Bert ka publikuar foto nga fundjava në Grand Prix, ndërsa Hamilton, i cili së fundmi mohoi të jetë në një lidhje, duket se po i ndryshon prioritetet.

hamilton

Kujtojmë se Bert ka mohuar më parë çdo lidhje romantike, por këtë herë videot flasin vetë.

Violetta Bert (1)

Në janar, Mail Sport raportoi se futbollisti Mudryk dhe Bert, të cilët nuk e kishin konfirmuar kurrë publikisht lidhjen e tyre, ishin ndarë, ndërsa modelja kishte nisur një romancë me ish-yllin e Leeds dhe aktualisht lojtar i Juventusit, Weston McKennie.

Violetta Bert (17)

McKennie dhe Bert raportohej se kishin shkuar për një udhëtim romantik në resortin luksoz të skive në Courchevel të Francës, por influencuesja mohoi me shpejtësi në rrjetet sociale se ishte në shoqërinë e ish-lojtarit të Premier League.

Violetta Bert (21)

“Njoftim për thashethemet e rreme,” shkroi ajo në janar. “Nuk kam lënë askënd dhe nuk jam në lidhje me askënd! Dhe nuk kam konfirmuar kurrë asnjë lidhje!”

Violetta Bert (18)

Megjithatë, Bert mund të përballet me më shumë zëra pas daljes së videove të saj me Hamiltonin, ku çifti shihet duke kercyer në një klub nate në Monte Karlo, pas fundjavës së garës.

Hamilton-665x534

Hamilton është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me aktoren kolumbiane Sofia Vergara, me të cilën u pa shpesh në janar, por raportimet thonë se gjithçka përfundoi në fund të marsit.

Violetta Bert (15)

Më parë, piloti i Ferrarit është përfolur për lidhje me Nicole Scherzinger nga Pussycat Dolls, këngëtaren Rita Ora dhe modelen Camila Kendra.

Violetta Bert (23)Violetta Bert (20)Violetta Bert (19)Violetta Bert (14)Violetta Bert (13)Violetta Bert (12)Violetta Bert (11)Violetta Bert (10)Violetta Bert (9)Violetta Bert (8)Violetta Bert (7)Violetta Bert (6)Violetta Bert (5)Violetta Bert (4)Violetta Bert (2)Violetta Bert (1)

© Panoramaplus.al