21 Dhjetor, 2023

VIDEO/ Zyrtarisht çift! Dy konkurentët e “Big Brother Vip” shkëmbejnë puthjen e parë në buzë


Lumbardhi dhe Kaderi janë çifti i parë këtë sezon në “Big Brother Vip Kosova”.

Mbrëmjen e djeshme dyshja kanë shkëmbyer puthejn e parë me njëri-tjetrin.

Teksa të gjithë konkurentët ndodheshin në oborr duke festuar, në një moment Lumbardhi afrohet dhe e puth në buzë modelen duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

Banorët janë habitur e kanë pritur shumë mirë lajmin dhe puthjen e tyre, ndërsa të gëzuar vazhduan të brohorasin.

 

Ka qenë Lumbardhi ai i pari që disa javë më parë i ka shprehur ndjenjat modeles duke treguar që e dashuron, ndërsa së fundmi edhe Kaderi ka treguar se ka një pëlqim për konkurentin.

A po lind një romancë e re në “Big Brother Vip Kosova”?

© Panoramaplus.al