25 Prill, 2025

VIDEO / Zgjoi fermerët duke goditur tenxheren, agravon debati mes banorëve në “Ferma VIP”, konkurrenti sulmon Albën: Mos më çaj tr*pin, derdimene


Këtë mëngjes (25 prill) Alba ka acaruar fermerët teksa është përpjekur t’i zgjojë nga gjumi duke përplasur një shishe birre në tenxhere dhe ndërkohë këndonte.

Ka qenë Keisi dhe më pas Andrea të cilët kanë reaguar keq ndaj saj.

A do pushosh ti apo jo, a ka mundësi ta heqësh këtë,” i është drejtuar Keisi Albës duke bërtitur.

Një moment fermerja është afruar tek krevati i Andreas duke vazhduar të përplasë enët me njëra-tjetrën, mirëpo konkurrenti ka reaguar akoma më keq, duke tentuar t’i marri tenxheren nga duart dhe i ka gjuajtur me jastëk.

“Mos më prek,” është shprehur Alba ndërsa Andrea i ka thënë: “Ik moj derdimene, mos më caj trapin,”– dhe i ka hedhur jastëkun.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

© Panoramaplus.al