Këngëtarja Britney Spears ka postuar edhe një herë një video provokuese në rrjetet sociale.
Ylli i popit postoi një klip të shkurtër në llogarinë e saj personale në Instagram ku shfaqet duke kërcyer, e veshur me një kostum të zi transparent dhe çizme, me lëvizje joshëse dhe provokuese.
Ylli i popit ka shkaktuar shqetësim tek fansat e saj me videot e saj, pasi vishet vazhdimisht me rroba që zbulojnë trupin e saj dhe lëviz jashtë ritmit, duke treguar një sjellje shqetësuese.
Këtë herë, Britney Spears ngarkoi një video në të cilën shfaqet me një kostum të zi që i lë të pasmet të zbuluara, ndërkohë që nuk bën asnjë përpjekje për të fshehur hiret e saj. Por në vend të kësaj, ylli i popit i fshehu zonat e saj të ndjeshme me emoji.
Në një moment të klipit, Spears i kthen shpinën kamerës dhe duket se prek të pasmet e saj, duke vazhduar vallëzimin. Nën postimin e saj, Britney Spears ka çaktivizuar komentet nga ndjekësit.
© Panoramaplus.al

