Modelja e njohur Juliana Nura dhe partneri i saj në kërcim Silvester kanë performuar një vals në skenën e “Dancing with the Stars”.

Ndonëse nuk ishte pjesë e koreografisë, çifti shkëmbyen një puthje në mes të skenës e cila erdhi natyrshëm.
Kjo gjë u prit mjaft mirë nga juria, të cilët e vlerësuan pozitivisht si puthjen ashtu edhe realizimin e koreografisë.
Pjesë nga biseda
Lori Bala: Si me puthje si pa puthje kërcimi ishte e mrekullueshme. Pse u puthe me Silvester dhe sje puthur asnjëherë me Dionin?
Juliana Nura: E kam puthur një herë Dioni por ishte shumë shpejt dhe ju se keni parë, ndërsa kjo ishte më e ngadaltë.
Bora Zemani: Ne po themi puthje taman dhe jo padashje.
Juliana Nura: Koreografia e kërkonte dhe unë e bëra.
Olta Gixhari: Silvin e more dhe me puthje…
Juliana Nura: Koreografia e kërkonte dhe e bëra. Nëse koreografia e kërkon duhet bërë.
Olta Gixhari: Ishte shumë mirë, më pëlqeu sepse në skenë duhet bërë çdo gjë që kërkohet. Paskeni shumë kimi me njëri-tjetrin. Se zakonisht dëgjojmë që keni pakënaqësi kur ndërroni partnerët.
Valbona Selimllari: Puthja ishte shumë reale sepse më lirshme nuk ke qenë në asnjë kërcim dhe kjo nuk bën fajtor Dionin duke qenë shumë profesionist ai presioni i tij profesiont të ka ngurtësuar që mesa duket Silvesteri ta ka hequr.
Ilir Shaqiri: Meqë kam atë gurin e çmimit të ndërrimit të një çifti, jam gati gati… Ndoshta do ta festojëm në një tjetër mënyrë. Kjo puthje më nxit fantazinë.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

