14 Dhjetor, 2023

VIDEO/ U vendos kënga e Dafinës dhe Ledrit në festë, Sara Hoxha habit me reagimin


Pas premierës së filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj “5 Herë JO”, të gjithë VIP-at që morën pjesë u mbledhën për të festuar deri në orët e para të mëngjesit në një ndër klubet e Tiranës.

Një ndër ta ishte edhe ish-partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, e cila prej kohësh është shndërruar në një ndër personazhet më të komentuara në median rozë, për shkak të lajmeve se ajo dhe këngëtari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Megjithëse Ledri nuk mori pjesë, miqtë më të afërt të këngëtarit si Elgit Doda, Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj ishin të pranishëm në këtë festë.

Teksa Sara po argëtohej duke kërcyer, në një moment në festë janë vendosur këngët “Si mua” e Elgitit dhe Dafinës dhe kënga “E keni dit” e ish-partnerit dhe Romeos.

Prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se dy këngët u bënë shkak që dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre, megjithëse reagimi i Sarës nuk pritej.

Ajo vazhdoi duke kërcyer dhe duke kënduar këngët, sikur asgjë të mos kishte ndodhur, duke treguar kështu që e ka hedhur pas të kalurën.

 

© Panoramaplus.al