17 Maj, 2024

VIDEO/ U aludua se është përleshur fizikisht në “BBV”, Fation Kuqari publikon pamjet nga incidenti në shtëpi


Ish-banori i “Big Brother VIP”, Fation Kuqari ka ndarë me ndjekësit një video të pa transmetuar më parë, një incident që i ka ndodhur në këtë reality show.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai është rrëzuar në banjo duke lënduar fytyrën, ndërsa në rrjet u aludua se Fationi mund të jetë zënë me ndonjë banorë, i cili më pas e ka goditur.

Mirëpo së fundmi ish-banori ka treguar se i kishte këmbët me ujë dhe ka rrëshqitur në banjo duke i rënë karriges dhe lënduar cepin e syrit.

“Kur unë kam rrëshqitur se i kisha këmbët me ujë dhe i kam rënë karriges me cep të syrit. Kështu që flini të qetë, se as nuk jam zënë me kënd aty dhe as nuk më ka goditur kush…”– shkruan Fationi.

© Panoramaplus.al