12 Qershor, 2024

VIDEO/ “Ti më bën të besoj në magjinë e dashurisë!- Diola Dosti në momente romantike me partnerin, nuk mungojnë as puthjet pasionante


Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Diola Dosti së fundmi ka ndarë me ndjekësit një video të ëmbël.

Një ditë më parë ajo është diplomuar në nutricion, dhe me këtë rast partner i saj, biznesmeni kosovar Erolld Belegu ka organizuar një festë.

Diola ka postuar në Instagram një video duke kërcyer dhe kënduar me partnerin e saj.

Çfti duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk ka munguar as një puthje pasionante mes tyre.

Tashmë Diola ndihet e kompletuar me dashurinë dhe arritjet e saj profesionale, këtë ajo na e tregoi me dedikimin për partnerin e saj.

“Ti më bën të besoj në magjinë e dashurisë! Në një botë plot me gjëra të zakonshme, ndihem e bekuar që kam dikë aq të jashtëzakonshëm sa ti në jetën time. Faleminderit për çdo gjë dashuria ime”, ka shkruar ajo krahas videos me Erolldin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diola Dosti (@dioladostiofficial)

Disa muaj më parë çifti konfirmuan romancën e tyre të dashurisë, duke ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël.

Diola dhe Erolldi u njohën në koncertin e këngëtares Vesa Luma, ndërsa u takuan rastësisht në disa aktivitet të tjera, ndërsa më pas ata u dashuruan së bashku.

© Panoramaplus.al