Një oficer policie në qytetin Bengaluru të Indisë, nuk arriti ta njohë këngëtarin e famshëm 33-vjeçar, Ed Sheeran dhe kështu shkëputi mikrofonin e yllit teksa ai po këndonte.

Sheeran ishte në mes të hitit të tij të madh “Shape Of You” kur oficeri i policisë iu afrua, teksa është shfaqur mjaft i nevrikoësur, shkruan BBC.

Një fans që shikonte performancën në rrugë u shfaq duke u përpjekur t’i shpjegonte oficerit të policisë se ai ishte këngëtari i famshëm britanik, por oficeri vazhdoi duke i hequr spinën mikrofonit që ishte tek këmbët e 33-vjeçarit.
View this post on Instagram
“Ne kishim leje, kështu që fakti që po luanim pikërisht në këtë vend ishte planifikuar paraprakisht, nuk ishim se u shfaqëm rastësisht”-sqaroi artisti në një postim në Instagram.
© Panoramaplus.al
