Kim Kardashian dyshohet se ka nënshkruar një marrëveshje me Ray J, duke i paguar këtij të fundit 6 milionë dollarë që të mos fliste publikisht për videon e tyre seksuale.
Megjithatë, reperi pretendon se Kardashian e ka shkelur këtë marrëveshje, pasi tema është trajtuar në serialin e saj “The Kardashians”.
Në dokument thuhet se palët kanë rënë dakord të mbyllin çdo pretendim apo mosmarrëveshje – të së kaluarës, të tashmes apo të ardhmes – që lidhet me videon seksuale, duke përfshirë çdo akuzë apo dëm të mundshëm.
Gjithashtu, Ray J është zotuar që të mos mbajë përgjegjëse platformat Hulu dhe Disney për asnjë pretendim, duke qenë se seriali “The Kardashians” transmetohet në Hulu. Një tjetër pikë e marrëveshjes parashikon që palët të mos shpifin apo dëmtojnë reputacionin, integritetin dhe aktivitetin e njëra-tjetrës.
Kjo kontratë është paraqitur në kuadër të një padie për shpifje të ngritur nga Kim Kardashian dhe Kris Jenner kundër Ray J, pas deklaratave të tij publike se ato ishin nën hetim federal.
Dyshja i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si tërësisht të pavërteta. Nga ana tjetër, Ray J ka ngritur një kundërpadi, ku akuzon Kardashian dhe Jenner se prej dy dekadash kanë përhapur një version të rremë të historisë, sipas të cilit videoja seksuale është publikuar pa pëlqimin e Kardashian.
Ai shton se në vitin 2023, Kim Kardashian dhe Kris Jenner i propozuan një marrëveshje konfidencialiteti për të mos folur më për këtë çështje. Sipas tij, ai ka përfituar 6 milionë dollarë nga kjo marrëveshje, e cila përfshinte edhe penalitete financiare në rast shkeljeje.
Tashmë, Ray J pretendon se marrëveshja është thyer nga vetë Kardashian dhe Jenner, pasi ato kanë diskutuar publikisht për videon seksuale në serialin e tyre në Hulu, vetëm një muaj pasi kontrata ishte finalizuar.
© Panoramaplus.al



