24 Korrik, 2025

VIDEO/ Skandali në koncertin e Coldplay, pamjet e reja tregojnë momentet para se “Kiss Cam” të zbulonte lidhjen jashtëmartesore të CEO-s me punonjësen e tij


Që kur u përhap video virale me çiftin që ishin në një lidhje jashtëmartesore në koncertin e Coldplay, shumë njerëz kanë kërkuar dëshmi të tjera “të komprometuara” në internet, që dokumentojnë lëvizjet e tyre para se “Kiss Cam” t’i kapte në momente intime.

colplay-couple

Një video e re që u publikua në rrjetet sociale tregon çfarë ndodhi pak para se kamera të fokusonte CEO-n e martuar të kompanisë Astronomer, Andy Byron, dhe drejtoreshën e Burimeve Njerëzore të firmës, Kristin Kambot, duke shkaktuar një skandal të madh.

Materiali i ri u shpërnda në TikTok nga persona që ishin në koncert dhe kërkonin më shumë prova për marrëdhënien mes dy drejtuesve, pas bujës së shkaktuar nga shfaqja e tyre publike.

Në video, të dy duken duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, duke kërcyer me ritmet e muzikës në stadiumin Gillette në Boston, në rreshtin e parë të galerisë.

Videoja, e xhiruar gjatë koncertit të Coldplay në Gillette Stadium të Bostonit, mbrëmjen e 16 korrikut, u bë virale pasi kap momentin kur kamera e “Kiss Cam” zbuloi një marrëdhënie jashtëmartesore midis dy drejtuesve të lartë të të njëjtës kompani.

Në fragmentin që u shpërnda në rrjetet sociale, Andy Byron dhe Kristin Kambot shfaqen papritur në ekranin e madh të stadiumit, të përqafuar. Byron qëndron pas Kambot, me duart e tij të vendosura rreth belit të saj.

Chris Martin, vokalisti i Coldplay, komentoi në skenë: “Oh, shikoni këta të dy.” Menjëherë pas kësaj, Byron, i martuar, duket sikur largohet shpejt, duke zbritur duart nga Kambot dhe fshehet pas barrierës, ndërsa ajo, e dukshme e sikletosur, mbuloi fytyrën me duar.

Publiku shpërtheu në të qeshura, ndërsa Martin vazhdoi me humor: “Ose janë në lidhje, ose janë shumë të turpshëm.”

© Panoramaplus.al