Suela dhe Florenci janë dy të rinj nga Shqipëria që janë dashuruar prej disa kohës dhe dashuria e tyre i ka mbijetuar edhe “pengesës” që ndoshta shumë kush nuk do ja kishte dalë. Vetëm një muaj para martesës Florenci pëson një aksident në Greqi ku ishte punëtor ndërtimi dhe mbeti i paralizuar.Suela ka dërguar historinë dhe një video ne “Panorama” te cilën mund ta ndiqni me poshtë:

Kjo është historia e Suelës dhe Florëncit :
Suela ne moshën 18 vjeçe fejohet me një djalë te quajtur Florenc 23 vjeç, gjerat shkonin shumë mirë dhe ata ishin shume te dashuruar me njëri-tjetrin.
Pas dy vitesh ata vendosen te martohen, por pak dite para martesës Florenci aksidentalisht rrezohet nga një lartësi e madhe te një ndërtese ku punonte ne ndërtim ne Greqi dhe fatkeqësisht mbeti i paralizuar.
Ç’do gjë ndryshoj ne jetën tyre, Sueles ju desh te shkonte ne Greqi te kujdesej për Florencin i cili qëndroi 6 muaj ne spital.
Por fale Zotit pavarësisht çdo vuajtje sot ata kane gjetur lumturinë sepse Zoti i ka bekuar me një vajze dhe arritën te bëjnë dhe dasmën qe ëndërronin pas 9 vitesh …
Suela + Florenc : Wedding Story from Albert Vaja on Vimeo.
© Panoramaplus.al
