14 Maj, 2025

VIDEO/ Shqipëria shkon në finalen e Eurovision, ‘Shkodra Elektronike’ shkëlqen në Bazel


Shqipëria u kualifikua për në natën finale të Eurovision! “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ishte mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel të Zvicrës.

Screenshot_2

10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.

Kryeministri Edi Rama uroi grupin shqiptar me anë të një postimi në Facebook.

Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.

© Panoramaplus.al