2 Gusht, 2025

VIDEO/ Salsano Rrapit i ndodh e papritura, aktori i humorit humb ekuilibrin dhe bie nga skena gjatë spektaklit


Një situatë e papritur, por edhe paksa komike ka ndodhur në Bulqizë, ku protagonisti ishte aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi.

salsano rrapi (1)

Teksa ishte në skenë në kulmin e një skeçi bashkë me kolegët e tij, Salsano bëri një lëvizje drejt skajit të skenës, por humbi ekuilibrin dhe përfundoi direkt në tokë.

Momenti shkaktoi habi dhe të qeshura në sallë, por Salsano pas disa sekondash u ngrit nga toka dhe u ngjit në skenë për të vazhduar shfaqjen.

Fatmirësisht, siç edhe vetë ai ka zbuluar në rrjetet sociale ku dhe ka publikuar këtë moment në skenë, gjithçka përfundoi pa pasoja fizike.

© Panoramaplus.al