Moderatorja e njohur Kiara Tito së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

Teksa po fliste për bashkëshortin e saj Luiz Ejlli dhe planet që ata kanë së bashku me të voglën e tyre, në një moment Kiarës i ka shkëlmuar bebi në bark.

Sigurisht që ky moment nuk iu ka shpëtuar as ndjekësve, të cilët mesa duket e kanë pritur me padurim një moment kaq të ëmbël.
Kiara gjithashtu tregoi se ka një raport shumë të mirë me nënën e Luizit, me të cilën nuk e kishte menduar ndonjëherë që do të ndihej kaq e lirshme.
“Kemi një raport si shoqe. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do isha aq e lirshme. Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por kur nuk e ke vjehrrën nuk e mendon ashtu. Nuk do më pelqente ta quaja vjehërr. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie.”-tha ajo.





© Panoramaplus.al

