Këngëtarja e njohur Beyonce publikoi zyrtarisht një trailer të ri për filmin e saj të turneut “Renaissance Tour”, vetëm disa javë para daljes së filmit në kinema.

42-vjeçarja disa ditë më parë njoftoi se filmi i cili është filmuar në një dokumentar të quajtur “Rilindja: Një film nga Beyoncé” do të jepet premierë më 1 dhjetor në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Mirëpo së fundmi këngëtarja ka ndarë e fansat disa pamje nga koncertet e saj më të mira.
Klipit i cili është pothuajse 2 minuta filloi me fituesen e çmimit “Grammyt”, duke qëndruar në një hapësirë të ndriçuar.

Ndërsa në sfond, dëgjohej një zë nga këngëtarja që thoshte: “I mbyll sytë dhe udhëtoj nëpër sferat e hapësirës dhe kohës”.
Më pas Beyonce dëgjohet duke kënduar “Welcome to the Renaissance”, teksa fansat brohorisin.
“Në këtë botë që është shumë e dominuar nga meshkujt, më është dashur të jem vërtet e ashpër për të balancuar mëmësinë dhe të qenit në skenë. Kjo thjesht më kujton se kush jam në të vërtetë.”– vazhdoi këngëtarja.
Një film i Beyoncé, i cili përfshin ndër të tjera rezultatin e punës së palodhur të këngëtares ndërkombëtare por edhe pjesëmarrjen e saj në çdo aspekt të produksionit, mendjen e saj krijuese dhe qëllimin e saj për ta krijuar atë.


