Big Brother ka mbaruar e bashkë me të edhe ‘armiqësitë’ dhe pakënaqësitë. Në festën e organizuar pas këtij edicioni, shumë marrëdhënie janë sheshuar, përfshi këtu edhe mes dy finalistëve Ilirit dhe Donaldit.

Por duket se pas darkës së famshme brenda në shtëpi, Donaldi dhe Ermal Mamaqi kanë pasur mundësinë që të vijojnë batutat e ndërprera. Kujtojmë se Mamaqi u largua nga Big Brother me urdhër të produksionit, pas batutave për Bora Zemanin. Batuta këto që sollën edhe reagimin e Beatrix që anuloi darkën me të dashurin.
Në festë Donaldi dhe Ermali janë shfaqur shumë të afërt, duke shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin. “Puthim mamin e Ermalit dhe të gjitha mamat kudo që ndodhen”, dëgjohet të thotë në video aktori. E duket se gjithçka është e sheshuar tashmë mes tyre, pavarësisht se Ermali mund të konsiderohet ‘molla e sherrit’ mes tij dhe Beatrix, çfarë përfundoi me ndarjen e çiftit të formuar brenda në lojë.
© Panoramaplus.al

