5 Janar, 2021

VIDEO/ Propozimi i ëndrrave! Mesfushori i Interit i ulet në gjunjë partneres në ditën e lindjes: Je gjëja më e bukur që më ka ndodhur


Futbollisti italian, Stefano Sensi i ka bërë propozimin e ëndrrave për martesë të dashurës së tij, Gulia Amodio.

Mesfushori i Interit zgjodhi ditën e lindjes së partneres për t’iu ulur në gjunjë dhe për ti kërkuar që të bëhej gruaja e tij,  ndërsa fishekzjarret ndriçuan qiellin e qytetit milanez.

“Gjithmonë e kam ëndërruar këtë moment që kur isha fëmijë, por nuk e kisha imagjinuar kurrë pranë një njeriu kaq special sa ty. Një ditëlindje tepër e veçantë! Të dua pa fund”- shkroi modelja, teksa ndau me  ndjekësit momentin e propozimit për martesë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GIULIA AMODIO (@giulia_amodio)

 

Ndërsa futbollisti i komentoi: “Je lumturia ime, forca ime dhe gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Nuk e ke idenë sa me fat ndihem që të kam pranë çdo ditë dhe ne do ta mbrojmë dashurinë tonë së bashku, jam i sigurt! Të dua dashuria ime!”

Çifti janë së bashku prej shumë vitesh, por vetëm tani kanë vendosur ta çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al