Momentet para fillimit të emisionit janë gjithmonë tepër interesante. Sidomos në dhomën e grimit, ku të gjithë bëhen gati për përgatitjet e fundit.

Edhe kjo e enjte ka një nga temat më të nxehta të aktualitetit dhe për këtë i gjithë stafi dhe paneli i gazetarëve janë duke u përgatitur: “Çfarë fshihet pas përgjimeve?”.
Në këtë video të siguruar nga opinion.al, është kapur një moment relaksi i drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu, i cili teksa rregullohej ka vënë re që po filmohej. Ai ka dhënë një shkelje syri para emisionit për lexuesit e opinion.al. /Opinion.al/
© Panoramaplus.al
