8 Shtator, 2023

VIDEO/ Po shikonte Beyoncen teksa performonte live në turneun e saj, fanses i nisin dhimbjet e lindjes në mes të koncertit


Mbretëresha e muzikës Pop, Beyonce është duket bërë namin nëpër botë me turneun e saj “Renaissance”.

Dhe në shfaqjet e saj të shumta, artistja është përballur me situata nga më të ndryshmet me fansat e saj. E së fundmi një rast shumë i veçantë ka ndodhur gjatë koncertit, ndërsa një fanseje të yllit i kanë nisur dhimbjet e lindjes ndërsa shikonte këngëtaren duke kënduar live në skenë.

Sipas New York Post, një koreografe e quajtur Sarah Francis Jones mori pjesë në shfaqjen e këngëtares në Los Angeles në fillim të kësaj jave së bashku me bashkëshortin e saj, Marcel Spears.

Në një video të postuar në Instagram, gruaja shihet duke shijuar mbrëmjen e duke kërcyer me hitet e yllit të famshëm.

Derisa shfaqja vazhdoi për mbrëmjen, Jones duhej të ulej pasi filloi të ndjente dhimbjet e lindjes.

 “Beyonce e nxiti fëmijën tim të vinte në jetë”, ka shkruar ajo në video.

Gruaja arriti të shikonte të gjithë koncertin dhe çuditërisht ajo lindi disa orë më vonë.

© Panoramaplus.al