14 Nëntor, 2023

VIDEO/ Po performonte në skenë, Tayna goditet me telefon në mes të koncertit


Mesa duket goditja e artistëve në skenë me gjëra të forta tashmë është shndërruar në një trend.

Së fundmi këngëtarja e njohur Tayna teksa po performonte në skenë në një ndër klubet e New York-ut është është goditur me telefon nga një ndër pjesëmarrësit.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë momenti kur këngëtarja është goditur në këmbë me telefon.

Megjithatë mesa duket Tayna nuk është lënduar nga ky veprim pasi menjëherë pas incidentit ajo ka vazhduar performancën.

 

@kacurrel #tayna #kacurrele ♬ original sound – ?️Kacurrele ☄️

© Panoramaplus.al