Dy konkurrentët e spektaklit të dashurisë “Përputhen”, Erika dhe Buçi janë përleshur fizikisht në studio.

Pasi në ekran u shfaq takimi i konkurrentit me Klaudian ku kishte skena “hot“ mes dyshes, mesa duket vajza është bërë xheloze dhe e ka qëlluar me shuplakë këtë të fundit në mes të studios.
“S’ke të drejtë më ta përmendësh emrin tim, mos guxo!” i tha Erika Buçit, i cili e kapi atë për fyti.
Në atë moment të gjithë konkurrentët, moderatorja Megi Pojani dhe opinionistët e spektaklit kanë ngelur të habitur nga veprimi i dyshes.
Veprimet e dy konkurrentëve nuk ishin aspak normale për një emision televiziv, ndërsa nuk dihet nëse ata do të vazhdojnë të jenë sërish pjesë e spektaklit të dashurisë apo jo.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

