10 Dhjetor, 2019

VIDEO/ Përflitet si fituesja e festivalit në RTSH, reagon Elvana Gjata. Një ditë më parë kënga e saj…


elvan4

Një ditë më parë, u publikuan në kanalin zyrtar të RTSH në Youtubë këngët pjesëmarrëse dhe konkuruese të festivalit të 57-të të Kënges, ku do të dali edhe fituesi që do na përfaqësojë në Eurovizion.

elvana1

Elvana Gjata garon me këngën me titull “Me tana” dhe pak orë pasi ka parë reagimet ndaj këngës së saj, ka postuar një shkrim në Instagram ku shkruan:

“Nuk mund ta mohoj qe mbushem me jete kur shoh qe kenga qe kam shkruar prej shpirtit per ju ,po ju jep gezim!
Nuk ka kupe, fitore, festival qe mund te me japi ate qe ju me keni dhene ne me shume se nje dekade. . .Perulem para jush!
Taaaan jeten ju dua me tana!”

elvana

Emri i Elvana Gjatës është përfolur prej mujash si fituesja e paracaktuar e festivalit. Ka qenë kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe të cilët në disa letra publike, dërguar edhe regjisores Vera Grabocka, madje në njërën e dhe kryeministrit Edi Rama, thanë se emrat e këngëtarëve fitues janë caktuar tashmë dhe njëra prej tyre është Elvana Gjata:

“Thonë që është Elvana, por mos ma merrni për baze se thonë pastaj ku e dinte Diana. Goje të liga ndoshta, ose ndoshta gojë të vërteta. Kam dëgjuar dhe flitet shumë për korrupsion, kam parasysh qe për te mbuluar pazaret qe bëjnë, thërrasin nga bota jurinë e huaj, për të çuar “ndershmërisht ” në Eurosong këngën fituese. Edhe pse lista ka dale këngët janë renditur me kohë… Sigurisht, unë mendoj që dorën e ka vënë Vera dhe miqtë dhe servilat rreth saj… Mendoj që janë klane mes miqsh… Dhe kjo bën skifo…”.

© Panoramaplus.al