Luiz Ejlli dhe Kiara Tito së fundmi kanë ndarë me fansat pamje nga gëzimi i tyre më i madh, pasi do bëhen prindër për herë të parë së bashku.

Dyshja konfirmuan lajmin e ëmbël përmes projektit më të ri muzikor të Luizit që titullohet “Frymë”, ku në videoklip tregohen me detaje momentet emocionuese të çiftit pasi marrin vesh lajmin që do sjellin në jetë një vajzë.

Disa ditë më parë në fshehtësi çifti kanë organizuar një festë me familjarët dhe miqtë e tyre të afërm për të zbuluar gjininë e bebit, ndërsa të gjithë ishin të veshur me të bardha dhe në një ambjent të hapur duke shijuar momentin e shumëpritur.

Megjithatë së fundmi Kiara ka vendosur që ti gëzojë akoma më shumë ndjekësit e saj duke ndarë më shumë momente nga dita më e veçantë e jetës së tyre.

Krahas videos ajo ka bërë edhe një shkrim të veçantë duke i falenderuar të gjithë për komentet dhe urimet pozitive që ata kanë bërë.
View this post on Instagram






