25 Qershor, 2024

VIDEO/ “Pash shpirtin e nënës”- Fansi i kërkoi të performojë me të në skenë, Ylli Limani habit me reagimin! A ja plotësoj dëshirën këngëtari


Këngëtari i njohur Ylli Limani është një ndër artistët më të suksesshëm në estradën muzikore, këngët e të cilit pëlqehen nga një numër i madh njerëzish.

Së fundmi xhiron e rrjetit po e bën një video e Yllit me një fans në një ndër koncertet e tij.

Ky i fundit i kërkoi këngëtarit që të këndojë me të në skenë.

“Pash shpirtin e nënës më le një herë që të dal të këndoj”- i tha fansi.

Fillimisht Ylli hezitoi duke i thënë që janë 2 mijë vetë që po e presin performancën e tij, ndërsa më pas duke parë dëshirën e madhe të fansit për të kënduar me të, artisti pranoi t’ia plotësonte dëshirën.

“Po më presin 2 mijë veta. Merre mikrofonin dhe hajde”– u shpreh këngëtari.

 

@egzonagasahiti Paracetamoll, oki , solidamor etj.. @Yll Limani ⭐️ #fypシ #viral #viralvideo #foryou #foryoupage #ylllimani #zoneclub #egzonsahiti #kosovo #albania ♬ original sound – Egzon Sahiti

 

© Panoramaplus.al