24 Prill, 2025

VIDEO/ Pas disa muajsh thashetheme për divorc, Barack dhe Michelle Obama shfaqen për herë të parë krah njëri-tjetrit! Ja ku u pa ish-çifti presidencial


Ish-çifti presidencial amerikan, Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle Obama, janë parë së bashku në Washington për herë të parë pas disa muajsh thashetheme për një divorc mes tyre.

barackobama

Çifti nuk është shfaqur në publik që nga dhjetori i vitit 2024, gjë që ka ndezur spekulime për probleme të mundshme martesore.

Një nga të ftuarit e restorantit ka kapur momentin kur Barack dhe Michelle po largoheshin nga restoranti, teksa kalonin nëpër dhomë të shoqëruar nga truproja, duke përshëndetur të ftuarit e tjerë të pranishëm.

Barac obama michele

Dyshimet për krizë në martesën e tyre u shtuan kur Barack ka marrë pjesë në disa ngjarje të rëndësishme pa Michelle, duke përfshirë darkën në të njëjtin restorant pak para inaugurimit të Donald Trump në janar.

barack obama michelle obama (2)

 Michelle foli së fundmi për thashethemet, duke theksuar se mungesa e saj nga publiku ishte një zgjedhje nga ana e saj. Siç tha ajo, ajo thjesht donte të merrte kohë për veten pasi kishte jetuar në qendër të vëmendjes për shumë vite.

barack obama michelle obama (3)

Barack dhe Michelle Obama u njohën në vitin 1989, dhe u martuan në vitin 1992. Së bashku kanë dy vajza, Malija dhe Sasha, dhe për vite me radhë konsideroheshin si një nga çiftet më harmonikë të skenës politike botërore.

@emratathis is not about anyone specifically! unfortunately there were too many situations with older guys :/

♬ original sound – Emrata

© Panoramaplus.al